Studiuesi Aurel Plasari, një nga kritikët më të mëdhenj të asaj që e ka quajtur opozita e zyrave, por nga mbështetësit më të fortë të rrugës radikale të djegjes së mandateve, ashtu sikurse shumë zëra kritikë, me sa duket është i zemëruar dhe i lodhur nga mashtrimet pa fund të Lulzim Bashës që premtoi se s do të lejonte zgjedhje e pasta bëri prapa ktheu. Atij nuk i ka shpëtuar edhe cirku i mbrëmshëm i liderit demokrat i cili i bëri thirrje njerzve të vet për qetësi duke shtuar se pas 30 qershorit fillon spiralja e rënies së pushtetit të Ramës. Plasari me ironi ka shkruar se ky është një lajm lumturues.
'Ja më në fund lajmi lumturues: Me 30 qershor filluaka…çfarë? do thoni ju. Filluaka spiralja e rënies së pushtetit të Ramës, dmth punë spiraleje e një rënieje nga ato që duke e shtyrë spira spira shkon edhe deri 2021 e pakta', shkruan Aurel Plasari në postimin e tij.
©Lapsi.al