Flash

Ambasadori britanik për votimet: Situatë e pazakontë, do vendosë Kushtetuesja

Lapsi.al 30 June 2019
Ambasadori britanik për votimet: Situatë e pazakontë, do

Ndërkombëtarët ndodhen në terren për të vëzhguar procesin e votimit, i cili është i pazakontë për Shqipërinë për shkak të bojkotimit të zgjedhjeve nga opozita.

Ashtu si OSBE, BE dhe SHBA, edhe ambasadori britanik, Duncan Norman, ka dalë në terren, duke parë nga afër atë që po ndodh.

Edhe kryediplomati britanik e ka cilësuar një situatë të pazakontë, ndërsa ka shtuar se vetëm Gjykata Kushtetuese do të vendosë nëse këto zgjedhje janë të ligjshme apo jo.

“Sigurisht është një situatë e pazakontë, nuk ndodh shpesh që të shkohet në votime pa i dhënë votuesve që të zgjedhin midis disa alternativa. Por nuk na takon ne për të bërë vlefshmërinë e këtyre votimeve. I takojnë Gjykatës Kushtetuese. Ne jemi këtu për të vlerësuar, për të ndjekur procesin dhe për të parë situatën." - u shpreh ambasadori.

Ambasadori Norman ndodhej në Kamëz për vëzhgimin e procesit të votimit.

Të këshilluara

Në Tiranë voton Baton Haxhiu (Foto)

Baton Haxhiu e ka mbajtur fjalën. Pak ditë më parë në emisionin Opinion ai deklaroi se do të shkonte të votonte në 30 qershor. Dhe sot gazetari nga Prishtina ka...

11:35

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI