Rreth një orë më parë online qarkulloi një video e Lulzim Bashës me bashkëshorten teksa ecnin në plazh, e cila u shpërnda nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Balla ironizonte duke shkruar: “ja pse Basha nuk e donte 30 qershorin”.
Por nga PD reaguan menjëherë duke thënë se Basha ndodhet ne selinë blu, e sikundër duket në këtë foto, në shoqërinë e Besnik Mustafajt dhe kreut të PR-së, Fatmir Mediu. PD informon se Basha ndodhet në seli që prej mëngjesit të sotëm dhe vijon të qëndrojë aty.

Reagimi i PD
Duke qene se asnje media nuk respektoi standardin me minimal te raportimit perpara se te perhapte mashtrimet e Taulant Balles, duke pyetur gazetaret e tyre ne PD apo zyren e shtypit te PD, apo te kontaktonte vete zotin Basha, apo te lidhej me ndonje nga bashkepunetoret e tij, mund te konfirmoje pranine ne seli nepermjet gazetares se Abc Neës, e cila ndodhej ne seline e PD, kur zoti Basha doli te takohej me gazetaret.
Postimi i Ballës, video më poshtë
