Flash

Atentati në Elbasan/ Flet vëllai i madh që u shpëtoi plumbave, nuk kemi...

Lapsi.al 1 July 2019
Atentati në Elbasan/ Flet vëllai i madh që u shpëtoi

Vëllai që i mbijetoi atentatit orët e para të mëngjesit në Elbasan, 29-vjeçari Sandër Baho nuk ka dhënë shumë detaje për hetuesit.

“Na qëlluan me armë, po shkonim për në shtëpi. Nuk kemi konflikte me njeri", mësohet të ketë thënë 29-vjeçari.

Dy vëllezërit po udhëtonin me makinën e tyre tip Audi kur u sulmuan me armë nga persona të paidentifikuar. Ata u qëlluan me breshëri arme. Të shtënave nuk i mbijetoi dot 24-vjeçari Klevi Baho, i cili mësohet se kohët e fundit ishte kthyer nga Italia ku kishte vuajtur dënim me burg. Kurse vëllai tjetër, Sandër Baho, u plagos në shpatull.

Në vendngjarje policia gjeti të paktën 30 gëzhoja. Burime nga grupi hetimor thonë se mungesa e kamerave të sigurisë në zonë do të vështirësojë hetimin për këtë atentat. Edhe 29-vjeçari që ka mbetur i plagosur është person me precedent penal. Policia nuk ka ende një pistë zyrtare, por dyshohet se shkak i atentatit të ketë qenë larja e hesapeve.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI