Flash

Si e karikaturizon Ramën raporti ODHIR (pasazhet)

Lapsi.al 1 July 2019
Si e karikaturizon Ramën raporti ODHIR (pasazhet)

Në 15 faqet e tij raporti Paraprak i OSBE - ODHIR e karikaturizon Edi Ramën me të gjitha tiparet e një lideri autokrat. Duke folur për fushatën e tij dhe të rilindjes raporti vizaton një udhëheqës të folusuar tek imazhi i tij që do ti thithë të gjithë prozhektorët vetëm për vete.

"Mbulimi i kufizuar i fushatës u fokusua kryesisht te Kryeministri aktual, i cili në cilësinë e tij të kryetarit të PS-së, prezantoi kandidatët nëpër rrethe" thuhet në fillim të tekstit ku theksohet kjo bëhej pa lejuar mediat të ndiqnin fushatën drejtpërdrejt, por  "vetëm përmes të regjistrimeve të gatshme apo të regjistrimeve të drejtpërdrejta nga aktivitetet zyrtare".

E njëtja ide e fushatës së përqëndruar rreth Ramës megjithëse për të nuk do votohej fare theksohet edhe më poshtë: "Tubimet e vetme të mëdha për fushatë kishin Kryeministrin si folës kryesor" vëren ODHIR i cili shton se në tubimet ku fliste Rama ishin të punësuar nga administrata: "punësimi  në sektorin publik varet nga përkatësia politike".

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI