Flash

Meta mesazh Ramës për Reformën në Drejtësi: S’ke frena!

Lapsi.al 3 July 2019
Meta mesazh Ramës për Reformën në Drejtësi: S’ke

Ilir Meta thumboi sot sërish Edi Ramën duke dhënë sot një tjetër mesazh për Reformën në Drejtësi. Meta i është drejtuar sërish kryeministrit, duke i thënë se ka timonin i qeverisjes, por nuk ka frena, ndaj dhe sipas Presidentit, ai shquhet për “krijimtari” të papërmbajtshme.

Kreu i Shtetit shkruan në “Facebook” se çështja është reforma apo Ramaforma, duke shtuar se kjo e dyta është thjesht zbatimi “krijues” i reformës.

“Mirëmëngjes të dashur qytetarë! Reforma apo Ramaforma? Kjo është çështja. Po çfarë është Ramaforma? Përgjigje e thjeshtë: Zbatimi ”krijues” i Reformës.Timonieri ynë ka timon por s’ka frena, dhe si i tillë shquhet për “krijimtari” të papërmbajtshme.

Pas pak po e nisim me Kryereformën në drejtësi meqënëse pas pak ditësh nisim festimet për 3-vjetorin e miratimit të saj me 140 vota, duartrokitje dhe puthje të papërmbajtura”, shkruan Meta.

Meta

Të këshilluara

Itali/ Shqiptari kapet me 15 kg kokainë

Një 48-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane, pasi iu gjetën 15 kilogramë kokainë. Droga ishte fshehur në garazh. Gjithashtu atij i janë sekuestrua...

15:45

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI