Flash

Edhe Berisha për Soros: I dha të gjitha pushtetet Ramës

Lapsi.al 4 July 2019
Edhe Berisha për Soros: I dha të gjitha pushtetet Ramës

Pas Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe Sali Berisha u artikulua qartë dhe publikisht kundër miliarderit amerikan George Soros. Në një prononcim për mediat pas mbledhjes në selinë e PD, Berisha deklaroi se me pseudoreformën, Soros i dha të gjitha pushtetet Edi Ramës që e shndërroi drejtësinë në narkodrejtësi.

“Shqipëria sundohet nga një narkoshtet. Cila drejtësi të hetojë, narkodrejtësia? Cila mafie në botë heton veten. nëse drejtësia do kishte hetuar, s’do ishte kjo situatë në Shqipëri. Ajo pseudoreformë e Soros do t’i jepte Edi Ramës të gjitha pushtetet që e shndërroi drejtësinë në narkodrejtësi. Mafia nuk heton veten e vet. Dhe ndaj mos u sugjeroni shqiptarëve gjëra galante, sikur këtu është një vend me demokraci, e jo me të gjitha pushtetet e kapura nga një mafioz, Edvin Kristaq Avdyli, Edvin Kristaq Lala. Kush pengoi hetimin, opozita? S’mund të hetohet krimi elektoral sa të jetë Edi Rama. Nuk mund të mashtrohen shqiptarët me të tilla deklarata”, deklaroi Berisha.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI