Flash

Basha: Nuk njohim votimet, 30 qershori është nul

Lapsi.al 3 July 2019
Basha: Nuk njohim votimet, 30 qershori është nul

Sipas Lulzim Bashës, procesi zgjedhor i 30 qershorit është nul pasi cënon sundimin e ligjit dhe nuk mund të prodhojë asnjë përfaqësim politik.

Basha sulmon edhe reagimet e përfaqësive diplomatike në Shqipëri për sa i përket qëndrimit të tyre pozitiv ndaj 30 qershorit, duke ia lënë në dorë Gjykatës Kushtetuese të ringritur muajt e ardhshëm të vendosë për këto zgjedhje. Sipas tij, ky qëndrim bie ndesh me parimet e shtetit të së drejtës dhe me parimet bazë të demokracisë.

Basha shton se duhen ndëshkuar politikanët që kanë vjedhur zgjedhjet në bashkëpunim me krimin. Sipas tij, sundimi i ligjit nuk mund të diskutohet apo negociohet në tavolina politike.

REAGIMI 

Qëndrimi le ta uzurpojë pushtetin vendor Edi Rama në mënyrë antikushtetuese dhe të paligjshme, se pas ca muajsh do krijojmë Gjykatën Kushtetuese dhe pastaj gjykon ajo me prapaveprim, bie ndesh me parimet e shtetit të së drejtës dhe me parimet bazë të demokracisë.

30 qershori ishte jo vetëm veprim anitkushtetues dhe antidemokratik, por edhe një veprim me kosto politike e shoqërore që dëmton direkt interesat e qytetarëve.

Votimet e 30 qershorit, përtej një farse antiligjore, u manipuluan me cdo mjet dhe mënyrë, që nga manipulimet ligjore dhe kërcënimet e votuesve tek manipulimi i votimit dhe numërimit.

Çdokush që pranon në heshtje apo pajtohet me vetëdije me këtë shkatërrim të Kushtetutës dhe të institucionit themelor të demokracisë, zgjedhjeve të lira, nuk i shërben as demokracisë dhe as interesit të shqiptarëve.

Opozita nuk i njeh votimet e 30 qershorit dhe nuk ka për t’i njohur. Këtë gjë e vendosën vetë shqiptarët më 30 qershor, në shumicë dërrmuese.

Kriza politike në Shqipëri nuk mund të zgjidhet me pandëshkueshmëri, duke i bërë lëshime apo duke falur krimet, vjedhjet dhe shkeljet e ligjit. E vetmja rrugë drejt politikës normale dhe demokratike është ajo e sundimit të ligjit, që do të thotë, mbi të gjitha, një gjë: ndëshkim të politikanëve që kanë vjedhur zgjedhjet dhe kanë bashkëpunuar me krimin.

Ndëshkimi i politikanëve që kanë vjedhur zgjedhjet në bashkëpunim me krimin dhe sundimi i ligjit nuk mund të diskutohen apo negociohen në tavolina politike.

30 Qershori është nul, sepse cënon sundimin e ligjit dhe nuk mund të prodhojë asnjë përfaqësim politik.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI