Flash

Reagon Rama: Selia e opozitës rrugore është Presidenca e Republikës

Lapsi.al 27 June 2019
Reagon Rama: Selia e opozitës rrugore është Presidenca e

Pas takimeve të njëpasnjëshme të presidentit Ilir Meta sot me kryetarët e partive të opozitës, ka reaguar edhe kryeministri, Edi Rama. Ai shprehet se selia e opozitës rrugore është Presidenca e Republikës dhe udhëheqësi i katër galaktikëve.

Sipas Ramës, Shqipëria s'mund të jetë kurrë 'shesh për përshesh'.

"Zyrtare sot: Selia e opozitës rrugore është Presidenca e Republikës dhe udhëheqësi i katër galaktikëve të shtabit të revolucionit imagjinar për të mbrojtur me dhunë republikën e votën e popullit nga vetë populli, është vetë ai, Salvator Haxhi Qametaj?Çfarë karnevalesh politike??‍♂️ Qeshni me ta dhe me qetësi e dashuri t’u japim një mesazh kumbues të dielën,duke votuar ose mosvotuar,por duke qenë të gjithë bashkë në një mendje se Shqipëria s’mund të jetë kurrë, një shesh për përsheshin e gatuar tërë këta muaj, të cilin duhet ta hanë ata që na e servirën." - shkruan Rama në rrjetet sociale.

Të këshilluara

Basha në Presidencë, nis takimin me Metën

Lulzim Basha ka nisur takimin me Presidentin e vendit Ilir Meta, për të biseduar për situatën politike në vend. Në orën 08:59 minuta Basha është parë të hyjë në...

09:16

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI