Flash

Basha në Presidencë, nis takimin me Metën

Lapsi.al 27 June 2019
Basha në Presidencë, nis takimin me Metën

Lulzim Basha ka nisur takimin me Presidentin e vendit Ilir Meta, për të biseduar për situatën politike në vend. Në orën 08:59 minuta Basha është parë të hyjë në ambientet e Presidencës.

Një ditë më parë, kryeminsitri Rama zgjodhi të refuzojë ftesën për takim me justifikimin se është i zënë me fushatën. Por pavarësisht refuzimit, Presidenti tha se mbetet i hapur për një takim me të deri sot në orën 13:00.

Duke respektuar orarin e vendosur në letrën dërguar Ramës, Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka shkuar në ambientet e Presidencës që në orën 05:00 të mëngjesit.

Nuk dihet se çfarë pritet të dalë nga ky takim, por mbrëmjen e djeshme kryeministri Rama u shpreh përmes një postimi në Twitter se pas antidekretit “pret një tjetër çmenduri nga ana e Presidentit”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI