Flash

Dash Shehi pas takimit me Metën: Dekret të ri për datën e zgjedhjeve

Lapsi.al 27 June 2019
Dash Shehi pas takimit me Metën: Dekret të ri për datën e

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi në përfundim të takimit me Presidentin Ilir Meta, deklaroi se bisedimet me të u fokusuan tek një datë e re zgjedhjesh, pasi ajo datw nuk mund të jetë 30 qershori.

Shehi tha se nga mbrëmja e sotme Presidenti mund të dalë me një vendim për të dekretuar një datë të re zgjedhjesh, por deri atëherë do të duhet të presim.

“Diskutuam për situatën, e cila siç e dini po rëndohet. Presidenti ka një ide të tillë që zgjedhjet ligjërisht më datë 30 nuk bëhen. Besoj se do bëjë një dekret të ri për një datë të re zgjedhjes. Do ketë gjatë ditës diskutime, dhe diku nga mbrëmja publiku mund të marrë vesh diçka”, u shpreh Shehi.

Të këshilluara

Basha në Presidencë, nis takimin me Metën

Lulzim Basha ka nisur takimin me Presidentin e vendit Ilir Meta, për të biseduar për situatën politike në vend. Në orën 08:59 minuta Basha është parë të hyjë në...

09:16

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI