Flash

Goditet grupi kriminal me rrënjë në Shqipëri, Policia daneze arreston 31 persona

Lapsi.al 27 June 2019
Goditet grupi kriminal me rrënjë në Shqipëri, Policia daneze

Policia daneze njoftoi se kishte arrestuar 31 persona si pjesë e një hetimi ndërkombëtar ndaj një rrjeti kriminal me rrënjë në Shqipëri, të dyshuar për kontrabandë droge dhe armësh.

"Është një rast i madh që është i shpërndarë shumë në të gjithë Evropën," tha policia e Danimarkës në një deklaratë, duke shtuar se operacione të ngjashme u zhvilluan në Holandë, Suedi, Belgjikë, Slloveni, Shqipëri dhe Gjermani me ndihmën e Europolit.

Rrjeti kriminal është i dyshuar për kontrabandë dhe shpërndarje armësh dhe rreth 1.65 ton kokainë dhe heroinë.

Policia deklaroi se nuk mund të përjashtonin më shumë arrestime dhe shpresonte të zbulonte numrin e përgjithshëm të arrestimeve nga operacionet në Evropë më vonë të mërkurën ose të enjten në mëngjes.

Policia holandeze tha të mërkurën se kishin kapur 2.5 tonë metamfetaminë, por policia daneze i tha Reuters se dy rastet nuk ishin të lidhura. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

Basha në Presidencë, nis takimin me Metën

Lulzim Basha ka nisur takimin me Presidentin e vendit Ilir Meta, për të biseduar për situatën politike në vend. Në orën 08:59 minuta Basha është parë të hyjë në...

09:16

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI