Flash

Terror në burgje, urdhri: Kush nuk voton nuk merr leje

Lapsi.al 25 June 2019
Terror në burgje, urdhri: Kush nuk voton nuk merr leje

Përplasjet politike duket se kanë përfunduar deri në burgje. Ditët e fundit në burgje është duke u ushtruar presion që të gjithë të burgosurit të votojnë. Në të gjitha burgjet shqiptare u është kërkuar të dënuarve që nëse nuk votojnë, atëherë do të firmosin një deklaratë që nuk marrin pjesë në votime.

Sips burimeve të gazetës Mapo, të burgosurve u është thënë se ata të cilët firmosin deklaratën që nuk do votojnë, atëherë të harrojnë se do të marrin leje, apo dokument për sjellje të mirë.

Kushtetuta e Shqipërisë nuk parashikon në asnjë nen të saj, që votimi është i detyruar.

Gazeta Mapo mëson se situate e rëndë është në burgun e Fierit, ku disa prej të dënuarve nuk kanë pranuar të firmosin letrën që nuk do të votojnë. Drejtuesit e të gjitha burgjeve kanë marrë urdhër të qartë që të dënuarit duhet të votojnë të gjithë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI