Flash

(VIDEO) Pas Skëndërbeut, Ramën e krahasojnë edhe me Enverin. Shikoni fushatën në Tepelenë

Lapsi.al 25 June 2019
(VIDEO) Pas Skëndërbeut, Ramën e krahasojnë edhe me Enverin.

Në Telenë Edi Ramën e krahasojnë me Enver Hoxhën. Të paktën këngëtari që hapi tubimin për fushatë, Golik Ali Jaupi deklaroi se dje ishte ngritur nga spitali dhe kishte ardhur të këndonte për Ramën, të cilin e quajti komandant, njësoj si bëri në vitin 1983, kur u ngrit nga spitali ku ishte operuar për të kënduar për Enver Hoxhën.

“Përshëndetje populli i Tepelenës, përshëndetje kryeministri jonë i shquar, i gjithë Shqipërisë dhe miku i Tepelenës, Edi Rama. Përshëndetje kolosi jonë gjigandi Termet Peçi”, kështu e ka nisur fjalën e tij Goliku e më pas ka treguar atë që e ka quajtur sekret para udhëheqësve, siç iu referua ai Edi Ramës e Tërmet Peçit që i ishin ulur përballë.

“Po ju tregoj një sekret popullit tim dhe udhëheqësve. Në 83 i operuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ngrihem i operuar dhe shkova në Gjirokastër në festival me gjysmë trupit, këndova para komandantit të asaj kohe, sot nga Gjirokastra vij nga spitali për disa probleme, nuk ka rëndësi, dhe ngrihem nga spitali atje dhe vij për këtë komandant këtu” - u shpreh Goliku i cili mori duartrokitje nga turma prezente.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI