Flash

Meta: Ndalova zgjedhjet moniste, 30 qershori imagjinar...

Lapsi.al 25 June 2019
Meta: Ndalova zgjedhjet moniste, 30 qershori imagjinar...

Presidenti Ilir Meta deklaron se ndaloi zgjedhjet moniste të 30 qershorit. Pavarësisht këmbënguljes së mazhorancës, Meta i quan zgjedhjet e 30 qershorit imagjinare.

"Presidenti nuk ndërhyn për të penguar zgjedhje partiake por pa dyshim besoj se lidhur me datën 30 qershor si zgjedhje kjo datë ka rënë nuk ekziston më ligjërisht. Kush dëshiron të bëjë zgjedhje partiake unë nuk ndërhyj. Kjo të jetë e qartë brenda dhe jashtë vendit." - u shpreh Presidenti.

“Unë mbetem besimplotë edhe pse janë shpërdoruar 2 jave që kur unë mora vendimin.

Do vazhdoj të jem i qetë dhe i duruar, por Presidenti i Republikës nuk ndërhyn për të penguar zgjedhjet partiake, por lidhur me datën e 30 qershorit, kjo datë ka rënë. Nuk ekziston ligjërisht.

Nëse dikush do të bëj zgjedhje të karakterit partiak, Presidenti nuk ndërhyn.

Në Shqipëri vendos vetëm një institucion për zgjedhjet, ky është Presidentit.

Ndaj apeloj për reflektim, dhe kush vazhdon në rrugën e paligjshmërisë do marrë përgjegjësinë dhe askush nuk i shpëton dot”, thekson Meta.

Më tej kreu i shtetit e ka quajtur KQZ-në si organizatë socialiste, e cila nuk ka tagër që të vendos për datën e zgjedhjeve.

“KQZ? Jo rastësisht përdora termin organizatë sociale, Presidenti nuk mund të hyjë në debat me një organizatë socialiste apo demokrate. Vetëm Presidenti vendos për datën e zgjedhjeve në Shqipëri, asnjë institucion tjetër. Presidenti është dhe mbetet i duruar”, tha Meta.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI