Flash

Hajdari: Rama-Meta qëndrime ekstreme, jo për Shqipërinë

Lapsi.al 25 June 2019
Hajdari: Rama-Meta qëndrime ekstreme, jo për Shqipërinë

Kryetarja e grupit parlamentar të opozitës së re në Kuvend, Rudina Hajdari, ka komentuar përplasjet e fundit mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta për datën e zgjedhjeve vendore.

Deputetja Hajdari shkruan në “Facebook” se pozicionet ekstreme të Metës dhe Ramës nuk janë gjë tjetër, veçse një sfidë personale. Sipas saj, asgjë nuk bëhet për interes të Shqipërisë.

“Çdo hap drejt acarimit të gjendjes dhe ekstremizimit të pozicioneve Meta-Rama nuk është asgjë tjetër veç se një sfidë personale dhe jo një qëndrim pro interesit të Shqipërisë”, shkruan Hajdari.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI