Flash

Përfaqësuesi i delegacionit gjerman: Problemet nuk zgjidhen në rrugë

Lapsi.al 12 June 2019
Përfaqësuesi i delegacionit gjerman: Problemet nuk zgjidhen në

Përfaqësuesi i delegacionit gjerman, Josip Juratovic i pyetur nëse Shqipëria rrezikon një konflikt apo përplasje civile në 30 qershor, zyrtari gjerman pohoi se kjo nuk është në dorën e tij, por në dorë të qytetarëve shqiptarë. Sipas tij, shqiptarët e dinë tashmë se çfarë duan dhe këtë duhet ta kërkojnë pa reshtur.

“Unë personalisht nuk jam askush që mund të japë një recetë rekomandimesh. Kjo është në dorën e qytetarëve shqiptarë për të vendosur se çfarë duan ata. Procesi është konkurrim dhe pres që partitë politike të marrin pjesë në këtë proces. Dhe nga ana tjetër, është bindja ime personale: Populli shqiptar e di shumë mirë se çfarë dëshiron.  Shqiptarët duan të kenë shanse më të mira, shkollim, shëndetësi dhe dhjetëra gjëra pasi kjo nuk mund të zgjidhet në rrugë” -  tha Josip Juratovic.

Duke komentuar largimin e të rinjve nga Shqipëria, delegacioni gjerman tha se përmirësimi nuk vjen duke qëndruar në rrugë, por duke u përballur me problemet reale. Ai hodhi kritika edhe ndaj opozitës shqiptare.

“Unë mund të parafytyroj, kur sheh se një burrë në moshën time se si fëmija e tij braktis vendin. Politika dhe partitë do të përballen me këto gjera. Detyra e politikanëve duhet ë përballen me ketë probleme dhe mos të dalin në rrugën me tymuese për të realizuar qëllimet e tyre”- tha përfaqësuesi.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI