Flash

Stuhia godet Vlorën

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Lumit të Vlorës, duke goditur veçanërisht fshatin Vranis...

21:39

Video / Kosova shkëlqen në Bullgari dhe merr fitoren e parë në kualifikuese "Euro 2020"

Lapsi.al 10 June 2019
Video /  Kosova shkëlqen në Bullgari dhe merr fitoren e parë
Kosova ka mposhtur 3-2 Bullgarinë duke regjistruar fitoren e parë në kualifikueset për "Euro 2020". Një ndeshje me shumë emocione deri në sekondat e fundit të takimit që u luajt në në "Vasil Levski" të Sofies. Dardanët e nisën me ritëm pjesën e parë duke kontrolluar lojën. Në minutën e 14'-të, Rashica i ka dhuruar epërsinë verdhebluve me një goditje nga brenda zonës, pas një krosimi të Vojvodës që nuk u largua mirë nga njëri prej mbrojtësve bullgarë. Edhe në minutat në vijim Kosova e kishe në kontroll avantazhi, por në minutën e 43'-të, Popov me një goditje befasuese nga hyrja e zonës, e dërgoi topin në rrjetë. Kështu pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Pjesa e dytë i solli avantazhin bullgarëve, për të cilët realizoi me kokë Dimitrov në minutën e 55'. Avantazhi nuk i demoralizoi Dardanët të cilët në minutën e 64' gjetën golin e barazimit me një goditje me kokë të Muriqit. Ky i fundit shënoi sërish me kokë, katër minuta më pas, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Pas një krosimi të Rashicës, erdhi goli i fitores në minutën e 93'-të, me kokë nga Rashani i futur në lojë në të 76'-ën për Zhegrovën. Me tri pikët e sotme, Kosova numëron 5 pikë në Grupin A, një më pak se Anglia dhe Republika Çeke.

Për sa i takon ndeshjeve të tjera kualifikuese që u zhvilluan sot: Republika Çeke-Mali i Zi 3-0 ( Jankto 18′, Kopitoviç 49′, Shik pen. 82’/ ) Danimarkë-Gjeorgji 5-1 ( Dolberg 14′, 63′ Eriksen pen. 30′, Poulsen 73′, Breithueit 93’/ Lobjanidze 25′) Ishujt Faroe-Norvegji 0-2 ( / Johnsen 49′, 84′) Irlandë-Gjibraltar 2-0 ( MekGoldrik 30′, Bredi 93′ / ) Letoni-Slloveni 0-5 ( / Crnigoj 24′, 27′, Iliçiç pen. 29′, 44′, Zajc 47′) Maltë-Romani 0-4 (Puskas 7′, 29′, Çipciu 34′, Man 91′) Maqedoni e Veriut-Austri 1-4 (Hintereger aut. 18′ / Lazaro 39′, Arnautoviç pen. 62′, 82, Laimer 86′) Poloni-Izrael 4-0 (Piontek 35′, Levandovski pen. 56′, Grosiçki 59′, Kadzior 84′ / ) Serbi-Lituani 4-1 ( Mitroviç 20′, 34′, Joviç 34′, Ljajiç 92′ / Novikovas pen. 70′ )

Të këshilluara

Rama kërkon shkarkimin e Metës, reagon PD

Ndërsa mazhoranca do të nisë procedurat për shkarkimin e presidentit Meta ditën e enjte, vjen dhe reagimi i parë nga ana e Partisë Demokratike. Ish-deputeti ...

11:00

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI