Një burrë është gjetur i mbytur sot në detin Adriatik. Trupi i viktimës u gjend në një largësi 1.5 milje nga bregu në stacionin ‘Hekurudha’ dhe i përket një burri rreth të 60-ave
Trupi i pajetë është nxjerrë në breg nga policia kufitare dhe po dërgohet në morg në pritje të identifikimit. Viktima nuk ka patur mjet identifikimi me vete.