Flash

Rama kërkon shkarkimin e Metës, reagon PD

Lapsi.al 10 June 2019
Rama kërkon shkarkimin e Metës, reagon PD

Ndërsa mazhoranca do të nisë procedurat për shkarkimin e presidentit Meta ditën e enjte, vjen dhe reagimi i parë nga ana e Partisë Demokratike.

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji shprehet se Gjykata Kushtetuese është i vetmi institucion që përcakton antikushtetueshmërinë e një akti, por ajo nuk ekziston.

Ndër të tjera Salianji shprehet se Rama ka frikë se parlamenti ilegjitim dhe jokushtetues me më pak se 140 deputetë dhe me pamundësinë ligjore për t’u plotësuar mund të prodhojë një shpërndarje të parlamentit dhe zgjedhje të reja.

"Dekreti i Presidentit ashtu si çdo akt tjetër që pretendohet për kushtetueshmëri ose jo duhet të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese, GjK është i vetmi organi që pêrcakton antikushtetueshmërinë e një akti! Derisa Gjykata të shprehet akti ështē kushtetues, shembull; Partia Demokratike dhe Aleanca për Teatrin mendojnë se ligji special për të shkatërruar teatrin dhe për të ndertuar kulla është zhvatje dhe vjedhje, cënim i trashëgimisë etj, ligji është antikushtetues por Gjykatë Kushtetuese nuk ka, dhe ligji formalisht është në fuqi! E njejta histori me çdo ligj që prek të drejtat dhe liritë e qytetarëve të cilat nuk kanë ku ankimohen!

Rama nuk ka hallin e zgjedhjeve, se shtyrja e dates e shpeton nga pamundesia per ti zhvilluar dhe per tu perballur me popullin, frika deri ne palce e Rames eshte qe parlamenti ilegjitim dhe jokushtetues me me pak se 140 deputete dhe me pamundesine ligjore per tu plotesuar mund te prodhoje nje shperndarje te parlamentit dhe zgjedhje te reja!", shprehet Salianji.

 

Të këshilluara

Brad Pitt kërcënon Angelina Jolie

Brad Pitt ka vendosur që çështjet me ish-gruan e tij Angelina Jolie ti zgjidhë ‘ashpër’, shkruan “Mirror”. Ai thuhet se ka lëshuar një ultimatum për Jolie, tre ...

17:00

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI