Flash

Thaçi “thumbon” BE-në: Anëtarësimi në NATO, i shpejtë se kemi SHBA

Lapsi.al 6 June 2019
Thaçi “thumbon” BE-në: Anëtarësimi në

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur udhëheqësen e ekipit mbështetës në kuadër të Departamentit të Mbrojtjes për Kosovën në SHBA, Abigail Robinson, të cilën e falënderoi për kontributin shumëvjeçar në procesin e tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës. Ky ekip, sipas Thaçit, e kishte përkrahur transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga viti 2014, pas Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë.

“Duke ditur rolin vendimtar të SHBA-së në NATO, jemi të sigurt se procesi i integrimit të Kosovës në Aleancën Veriatlantike do të jetë shumë më i shpejt”, u shpreh Thaçi.

Ndërsa, udhëheqësja e ekipit mbështetës në kuadër të Departamentit të Mbrojtjes për Kosovën në SHBA, Abigail Robinson, theksoi se nga viti 1999 ka qenë nder dhe privilegj për të që të merret me Kosovën dhe të kontribuoi në procesin e shtetndërtimit dhe të krijimit të strukturave të sigurisë në Kosovë.

“Kam qenë e lumtur që kam punuar në Kosovë dhe për Kosovën gjatë këtyre viteve”, ka thënë Robinson.

Thaçi dhe Robinson u shprehen të bindur se bashkëpunimi ndërmjet ekipit të DIR-it amerikan dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Të këshilluara

Pas 18 vitesh, Apple mbyll Itunes

Për pothuajse 18 vjet, aplikacioni iTunes ka qenë qendra e strategjisë së Apple, që përmban muzikën, filmat, si dhe sinkronizimin për të menaxhuar iPod dhe iPho...

12:30

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI