Flash

Daçiç për qëllimin final serb për Kosovën: Veriu t’i takojë Serbisë

Lapsi.al 4 June 2019
Daçiç për qëllimin final serb për Kosovën:

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka konfirmuar ambiciet e Serbisë për ndarjen e Kosovës, duke thënë se “veriu i Kosovës nuk mund të mbetet nën sovranitetin e Prishtinës”. 

Ai beson se çështja e Kosovës do të zgjidhet në qoftë se bashkësia ndërkombëtare bie dakord me këtë ide.

“Është e pamundur të gjendet zgjidhje adekuate për çështjen e Kosovës, përveç rrespektimit të situatës në teren – kush çfarë e mban atë, ajo është i saj. Në këtë rast, veriu i Kosovës nuk mund të jetë nën sovranitetin e Prishtinës dhe ky është fundi”, ka thënë Daçiç për Televizionin O2.

Ai rikujtoi se për këtë është duke folur prej dhjetë vitsh, sepse, siç thotë, “e di se kjo është zgjidhja e vetme konkrete që nuk shkakton probleme”. 

“Nëse bashkësia ndërkombëtare pajtohet rreth asaj se çështja e Kosovës duhet të mbyllet si një problem që gjeneron jo stabilitet të përhershëm, mendoj se kjo çështje do të zgjidhet”, tha Daçiç, por thekson se problemi qëndron te fakti se një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare nuk pajtohen me këtë.

Kreu i diplomacisë serbe thotë se kjo nuk ka të bëjë me marrëdhëniet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, por në marrëdhëniet e partnerëve evropianë dhe Shteteve të Bashkuara.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI