Flash

Thirrja e Bashës një ditë para protestës: Asnjë hap pas, të gjithë në shesh

Lapsi.al 1 June 2019
Thirrja e Bashës një ditë para protestës: Asnjë hap

Një ditë para mbajtjes së protestës së shtatë në radhë në rang kombëtar të opozitës së bashkuar joparlamentare, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu është drejtuar qytetarëve përmes një video-postimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”. Basha bën thirrje për pjesëmarrje masive në protestën para godinës së Kryministrisë, për të kërkuar largimin e kreut të qeverisë, Edi Ramës, krijimin e një qeverie tranzitore dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Asnjë hap pas për çlirimin e vendit nga e keqja! Nesër në ora 19:00 të gjithë në shesh! #2qershor #ShqipëriaSiEuropa“-shkruan Basha në postimin bashkëngjitur videos.

  [video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/Asnjë-hap-pas-për-çlirimin-e-vendit-nga-e-keqja-Nesër-në-ora-1900-të-gjithë.mp4"][/video]  

Ndërkaq, kryeministri Rama iu drejtua këtë mëngjes me një letër të shtatë publike qytetarëve demokratë, ku shkruante se vendimi i të zgjedhurve të tyre për mospjesëmarrje në zgjedhje, është një tradhti nga lidershipi. Rama theksoi se zgjedhjet janë demokratike edhe pse opozita është jashtë gare për 30 qershorin.

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI