Flash

Goditet grupi kriminal italo-shqiptar, Salvini: Luftë të ashpër shitësve të vdekjes

Lapsi.al 31 May 2019
Goditet grupi kriminal italo-shqiptar, Salvini: Luftë të ashpër

Antimafia italiane së bashku me Policinë e Firences ka ekzekutuar mëngjesin e sotëm një operacion antidrogë që ka çuar në shkatërrimin e një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.

Prokuroria italiane ka lëshuar 5 urdhër arrestimesh ndaj 5 personave ; 4 shqiptarë e 1 italian në territoret e qyteteve Vlorë (Shqipëri), Siena , Brindizi e Firenze.

Hetimet kanë zbardhur se trafikantët shqiptarë transportonin drogë të tipit marijuanë me gomone nga Shqipëria drejt italisë.

Gjatë fazës investigative të operacionit janë sekuestruar rreth gjysëm tonë marijuanë.

Ndaj këtij operacioni ka komentuar dhe ministri i brendshëm italian Matteo Salvini: "U shkatërrua në Firenze një bandë italo-shqiptare që trafikonte drogë; falë punës së policisë dhe autoriteteve. Asnjë tolerancë ndaj kriminelëve, luftë të ashpër kundër shitësve të vdekjes, mbështetje maksimale ndaj forcave tona të policisë."

Të këshilluara

Oferta fantastike nga Alpha Bank Albania

Përgjatë 21 viteve që operon në Shqipëri, Alpha Bank Albania ka patur përherë në fokus të saj klientin, duke krijuar produkte dhe oferta të favorshme për të. ...

16:05

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI