Flash

Shqiptarët humbin besimin te televizioni, por ende...

Lapsi.al 3 June 2019
Shqiptarët humbin besimin te televizioni, por ende...

Shqiptarët kanë humbur ndjeshëm besimin te media, thotë raporti i publikuar së fundmi nga Unioni Europian i Transmetuesve, që përpilohet në formën e një ankete.

Të dhënat i referohen vitit 2018 dhe tregojnë se, krahasuar me 2017-ën, shqiptarët e kanë humbur ndjeshëm besimin si në televizion, ashtu edhe në radio, median e shkruar, rrjetet sociale e internet. Tendenca është europiane, dhe jo e izoluar vetëm në vendin tonë.

Por, pavarësisht rënies së ndjeshme të besimit, Shqipëria mban disa rekorde. Besimi në televizion ka rënë me rreth 12%, por gjithsesi, me një normë besimi në 65%, shqiptarët janë ndër të parët në Europë, shkruan “scan”.

Besimi në radio ndërkohë, fiksohet në 60%, në rënie me 18 pikë përqindje krahasuar me vitin e kaluar. Edhe për shtypin e shkruar, besimi i shqiptarëve ka rënë ndjeshëm, me rreth 11 pikë përqindje, por që nuk ka ndikuar fare në pozicionimin e Shqipërisë në vend të katërt në Europë, vetëm pas vendeve si Norvegjia, Suedia dhe Finlanda.

Edhe në drejtim të internetit, shqiptarët kanë pësuar një rënie të besimit, me 14 pikë përqindje. Ky ndryshim, çuditërisht e mban sërish Shqipërinë në vend të parë në Europë, sa i përket normës më të lartë të besimit te interneti si burim informacioni, me 48% të popullsisë që e besojnë.

Ashtu si me internetin, edhe me rrjetet sociale, shqiptarët janë të parët në Europë, me 40% normën e besimit, në rënie po ashtu në krahasim me 2017-ën. Mesatarja europiane, sa i përket besimit te rrjetet sociale si burim informacioni fiksohet në vetëm 19%. Krahasimi mes mjeteve të informimit nxjerr në vend të parë në vendin tonë televizionin, ndjekur nga radio, ndërsa në vend të fundit rrjetet sociale, paçka se këtu mbajmë rekord europian, duke besuar 2 her më shumë se një europian mesatar.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI