Flash

Berisha uron Kosovën dhe sulmon Ramën, Thaçin e Baton Haxhiun

Lapsi.al 12 June 2019
Berisha uron Kosovën dhe sulmon Ramën, Thaçin e Baton Haxhiun

Sali Berisha uroi Kosovën për 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s duke përshkruar panoramën e luftës dhe atë pas saj, por duke theksuar se sot ka akoma 'të pabesë' që tundin flamurin e Serbisë së Madhe. Berisha akuzon Edi Ramën, Hashim Thaçin dhe Baton Haxhiun, si argatë të Serbisë.

"Por edhe sot pas 20 vitesh, ne rrugën e lirisë Kosovën e ndjek fantazma e Serbisë se Madhe, flamurin e te ciles tundin me pabesi te plote argatët e Beogradit ne Tirane dhe Prishtine, Zografi Bis, Miladini shqipfoles dhe Baton Stanishiqi.

Por ata dhe padroni i tyre shpejt do provojnë fatin e pasardhësve te tyre qe ndezën lufta e konflikte për ndarje dhe copëtim te territorit te Kosovës për kufij, sipas linjave etnike." - thekson Berisha.

POSTIMI: 

Sot 20 vjetori i hyrjes se trupave te NATO-s ne Kosove. Liria e Kosovës sot mbush 20 vjet!

Me 12 qershor te vitit 1999 trupat e Aleancës se Atlantikut te Veriut, pas një beteje ajrore 90 ditore kundër Serbisë se Sllobodan Millosheviç, hyn si forca çlirimtare ne Kosove dhe përzunë prej aty trupat pushtuese serbe.

Kështu, me 12 qershor te vitit 1999 qytetaret e Kosovës pas pothuaj një shekulli pushtimi te egër dhe barbar nisen marshin e tyre ne Liri, e cila sot mbush 20 vjet.

Ata nisen Marshin e Lirisë para se gjithshash sepse ata qëndruan fuqishëm ndaj barbarive, masakrave, gjenocidit, spastrimit etnik, aparteidit dhe segregacionit serb qe morën jetën, zhduken, shfarosen, përzunë nga votrat e tyre gjate një shekulli rreth një milion shqiptar.

Vetëm ne luftën e fundit u përzunë me spastrim etnik rreth nje milion shqiptare, u vranë mbi 11 mije, u zhduken mbi 2 mije dhe rëne ne fushe beteja mbi 2200 luftëtare te lirisë dhe u dogjën apo rrafshuan rreth 130 mije shtëpi, shkolla, spitale te saj.

Kosova nisi marshin e lirisë sepse qytetaret e Kosovës te udhëhequr me urtësi, vizion dhe vendosmëri te papare nga gjeniu i politikes se kombit tone, arkitekti i Kosovës se lire dhe te pavarur, Dr Ibrahim Rugova u bashkuan ne rezistencën paqësore totale kundër pushtuesit serb, ndërtuan ne kushtet e pushtimit me te egër shtetin e tyre paralel me regjimin e pushtuesve dhe shndërruan çështjen e tyre te drejte ne një çështje te botes se lire.

Shqiptaret ne Kosove nisen 20 vjete me pare Marshin ne Liri sepse ata luftuan me arme ne dore, me sukses, trimëri dhe heroizëm pushtuesit e egër dhe shënuan ne këtë lufte me komandantin legjendar Adem Jashari kulme epike te heroizmit, sakrificës mbinjerëzore.

Ne te gjitha përpjekjet e qytetareve te Kosovës për liri, pavarësi dhe dinjitet kombëtar, Shqipëria e çliruar nga diktatura luajti pa u lëkundur një rol te pazevendesueshem.

20 vite ne Marshin e tyre ne Liri qytetaret e Kosovës janë ngritur si Fenksi nga hiri dhe shkrumbi i luftës dhe barbarive Serbe dhe kane ndërtuar dhe po ndërtojnë Kosovën e te ardhmes evropiane, faktor i rendesishem paqe, stabiliteti, bashkëpunimi ne rajon.

Por edhe sot pas 20 vitesh, ne rrugën e lirisë Kosovën e ndjek fantazma e Serbisë se Madhe, flamurin e te ciles tundin me pabesi te plote argatët e Beogradit ne Tirane dhe Prishtine, Zografi Bis, Miladini shqipfoles dhe Baton Stanishiqi.

Por ata dhe padroni i tyre shpejt do provojnë fatin e pasardhësve te tyre qe ndezën lufta e konflikte për ndarje dhe copëtim te territorit te Kosovës për kufij, sipas linjave etnike.

Ketë dite historike për qytetaret e Kosovës dhe mbare kombin shqiptar, le te shprehim ne mirënjohjen tone te pakufishme ndaj te gjithë atyre qe bene te mundur çlirimin e Kosovës dhe te urojme përzemërsisht qytetaret e Kosovës dhe autoritetet e saj për suksese me te mëdha ne ndërtimin dhe konsolidimin e Kosovës se lire, demokratike, te begate, europiane dhe te zhvilluar.

Të këshilluara

Rama kërkon shkarkimin e Metës, reagon PD

Ndërsa mazhoranca do të nisë procedurat për shkarkimin e presidentit Meta ditën e enjte, vjen dhe reagimi i parë nga ana e Partisë Demokratike. Ish-deputeti ...

11:00

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI