Flash

Lufta me deputetë të huaj/ Sejcili gjermanin e vet

Lapsi.al 12 June 2019
Lufta me deputetë të huaj/ Sejcili gjermanin e vet

Në Shqipëri është krijuar një kakofoni e vërtetë me luftën e dy partive të mëdha që rekrutojnë deputetë të huaj për ti përdorur për qëllimet e tyre të brendëshme. Që kur presidenti Meta shpalli dekretin e anullimit të zgjedhjeve të 30 qershorit mesazhet nga Gjermania po çorodisin akoma dhe më fort. I Pari që foli ishte nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU në Bundestag, Johann Wadephul(djahtas ne foto): ‘Pas këtij vendimi të presidentit, ekziston një situatë e re politike. Të gjitha palët tani duhet të kërkojnë rrugën e pajtimit. Këtu përfshihen zgjedhje lokale demokratike me disa kandidatë të mundshëm. Kjo presupozon që të gjithë ta pranojnë vendimin e presidentit dhe pastaj të marrin pjesë në garën politike. Çdo gjë tjetër do të ishte jo evropiane dhe do t’i forconte në mënyrë të panevojshme dyshimet mbi dobinë e një procesit të aderimit". 

Ky qëndrim i këtij njeriu të fuqishëm të partisë së kancelares Merkel krijoi përshtypjen se nga Gjermani po mbështetej një zgjidhje kompromisi. Por menjëherë në Shqipëri u shfaq një delegacion i bundestagut gjerman i kryesuar nga gjermano kroati i socialdemokratëve, Josip Juratovic (majtas). Ai deklaroi krejt të kundërtën e kolegut të vet të djathtë:"Nëse kushtetuta parasheh që zgjedhjet do të duhet të zhvillohen në një moment të caktuar kohor, atëherë ato duhet të zhvillohen në këtë moment kohor. Vetëm në këtë mënyrë, këtë mund ta vendosin përfaqësuesit e zgjedhur të popullit, duke u bazua në kushtetutë... Nëse në datë 30 Qershor do të ketë zgjedhje në këtë vend, dhe kjo korrespondon me përcaktimet Kushtetuese, atëherë është në dorën e qytetarëve shqiptarë të vendosin se cfarë duan për të ardhmen e tyre. Procesi zgjedhor është proces konkurrimi dhe unë pres të marrin pjesë. Detyra e politikanëve është të përballen me problemet dhe të mos përdorin tymueset në rrugë për të realizuar qëllimet e tyre".

Duke i shtuar këtyre deklaratave diametralisht të kundërta edhe titujt e mediave shqiptare që nuk ngurojnë të shpallin: "Gjermania foli..." është e vështirë të kuptohet se cilit mesazh duhet ti besojë publiku shqiptar.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI