Flash

Zgjedhjet për Presidentin, sot Maqedonia Veriore në heshtje zgjedhore

Lapsi.al 4 May 2019
Zgjedhjet për Presidentin, sot Maqedonia Veriore në heshtje zgjedhore

Fushata presidenciale për raundin e dytë i ka lënë vendin heshtjes zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, e çdo gjë është gati për zgjedhjet e së dielës, të gjashtat që prej krijimit të këtij shteti në vitin 1991.

Tema kryesore e fushatës presidenciale për balotazhin midis kandidatit të partive të koalicionit, Stevo Pendarovski dhe kandidates së opozitës maqedonase Gordana Siljanovska – Davkova ishte padyshim marrëveshja e Prespës, reformat dhe tema të tjera, informon INA.

Autoritetet e vendit u kanë bërë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat që parashtron Kushtetuta në lidhje me procedurën.

Partitë politike kanë bërë thirrje për dalje në zgjedhje.

Sipas procedurave zgjedhore, sot do të votojnë të burgosurit, të sëmurët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe diaspora. Të dielën të drejtë vote do të kenë 1.808.131 qytetarë të regjistruar në Listën Zgjedhore. Për zgjedhjen e presidentit duhet të dalin në votime mbi 40% të votuesve apo mbi 750 mijë votues. Në rast të kundërt zgjedhjet do të shpallen të dështuara dhe do të organizohen zgjedhje të reja, të cilat janë paralajmëruar të jenë në pako me ato të parakohshme parlamentare.

Të këshilluara

8 muaj burg për Soulja Boy

Soulja Boy do të kalojë tetë muajt e ardhshëm ne burg. Reperi ishte në gjykatë të martën ku atij i janë caktuar 240 ditë burgimi dhe 265 ditë shërbim ndaj komu...

16:02

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI