Flash

Thaçi: Ju them çfarë fitoi Kosova në samitin e Berlinit

Lapsi.al 30 April 2019
Thaçi: Ju them çfarë fitoi Kosova në samitin e Berlinit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për media pas kthimit nga Berlini, ka folur për pozicionin e Kosovës. Ka thënë se atje është diskutuar liberalizimi i vizave dhe dialogu.

“Kosova në Samitin e Berlini ka dalë shumë mirë, pozicioni ynë ka qenë shumë i qartë”, - u shpreh Thaçi.

Ka vlerësuar lartë mbështetjen nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

“Falënderoj Merkelin dhe Macronin, sa i përket vendosmërisë për liberalizimin. Mendoj që do të kemi reflektim dhe sinjalet e para pas takimit të djeshëm. Do të ketë optimizëm në mënyrë që të respektohet kontrata me Bashkimi n Evropian. Kriteret i kemi kryer, tash e 2 vite, jemi në pritje të panevojshme.

E kam theksuar qartë se është ndëshkim për qytetarët e Kosovës. Dua të shpresoj se mesazhet që i kemi dërguar atje do të merren seriozisht për të na dhënë mbështetje edhe më konkrete e më të prekshme që në një të ardhmet afërt të ndodh liberalizimi, në të kundërtën, do të ishte zhgënjim për ne e qytetarët”, - tha Thaçi.

Thaçi tha se sa i përket dialogut, pozicioni i Kosovës në të dy prezantimet ka qenë i qartë.

“Dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë i pakushtëzuar, taksa duhet të mbetet në fuqi. Ishte një mesazh i qartë i kancelares gjermane dhe presidentit francez për shpejtueshmërinë e zgjedhjes së një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, për normalizim. Pozicioni i Kosovës është i qartë, Serbia duhet ta njohë Kosovën pa kushte, por duhet përgjegjësi më e madhe edhe nga Bashkimi Evropian, duke vlerësuar edhe rolin e SHBA-së”, - tha presidenti Thaçi.

Sipas tij, në takimin e ardhshëm në korrik që do të mbahet në Paris, do të ketë dinamikë të re.

Të këshilluara

Modeli humb jetën në pasarelë

Modeli Tales Soares që u rrëzua në pasarelë në Javën e Modës në Sao Paolo mund të ketë vdekur nga një defekt të lindur të padiagnostikuar, thonë mjekët. 26-v...

19:20

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI