Flash

Tjetër kanditat për Prokuror të Përgjithshëm, kush është avokati që futet në garë

Lapsi.al 26 April 2019
Tjetër kanditat për Prokuror të Përgjithshëm, kush

Një tjetër kandidat ka depozituar emrin në Këshillin e Lartë të Prokurorisë duke hyrë zyrtarisht në garë për postin e kryeprokurorit të Përgjithshëm.

Bëhet fjalë për kandidatin Lulzim Alushaj, të cilit deri më tani i duhet të sfidojë kryeprokuroren e përkohshme të përgjithshme, Arta Markun dhe kandidatët e tjerë Fatjona Memçaj dhe Olsian Çelën.

Alushaj 14 vite më parë arriti të marrë titullin profesional “Avokat nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë” në Itali, ndërsa mban edhe gradën doktor i shkencave juridike, kualifikim të cilin e përfundoi me rezultate të shkëlqyera në Napoli të Italisë.

Gjithashtu një fakt tjetër, që i jep përparësi kandidatit në fjalë është fakti se ai është i vetmi që ka përfunduar studimet doktorale në një nga vendet e Bashkimit Europian. Alushaj përfundoi në 2005 masterin për jurist ndërkombëtar në Universitetin e Bolonjës në Itali, ndërsa gjatë periudhës 2000-2004, është diplomuar në Jurisprudencë në Universitetin e Bolonjës.

Ai vijon të jetë pjesëmarrës aktiv në seminare dhe kolekjume shkencore në vend dhe jashtë tij. Diplomat dhe kualifikimet e avoktatit janë të njohur edhe nga Ministria e Arsimit.

Të këshilluara

Captain Marvel fundos filmin Batman

“Captain Marvel” ka arkëtuar më shumë në të gjithë botën se çdo film “Batman”. Sipas ‘Box Office Mojo’, aventura intergalaktike e ‘Marvel’ ka arkëtuar 1.089 mil...

12:05

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI