Flash

Haradinaj dëshmon dyfytyrësinë: Rama flet ndryshe me të huajt, ndryshe për shqiptarët (VIDEO)

Lapsi.al 30 April 2019
Haradinaj dëshmon dyfytyrësinë: Rama flet ndryshe me të
Kryeministri shqiptar përdor demagogjinë patriotike kur u adresohet shqiptarëve, por përdor një gjuhë krejt tjetër me të huajt. Këtë të vërtetë që njihet botërisht e ka faktuar edhe homolohu i tij i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. Duke rrëfyer për samitin e Berlinit ai ka pohuar se si presidenti Hashim Thaçi, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kanë bërë presion më shumë se Vuçiqi, në sy të të gjithëve shefave të shteteve në Berlin, për ta hequr taksën 100% për produktet serbe. Haradinaj madje ka shtuar një detaj që dëften shumë për karakterin e Ramës: "Ai mi bënte këto kërkesa në gjuhë të huaj që ta dëgjonin edhe të tjerët se ishte kundër meje". “Dje u përsërit ajo që më ka ndodhë edhe në të kaluarën. Isha krejtësisht i vetëm në një qëndrim. Ma së vshtiri ish. Edhe presidenti (Thaçi-shen i Lapsi.al)), edhe Edi Rama më shumë bëjshin presion ata dy me e heq taksën, sesa shtetet tjera. Të gjithë instonin që me respektu qëndrimin e kancelares dhe Makronit, që ky është një shans i mirë për Kosovën e që nuk duhet me e humb. Një insistim direkt i pandalshëm. Në një gjuhë që ishte në anglisht, qe e merrnin vesh, edhe kancelarja edhe presdienti Makron”, ka thënë Haradinaj në një intervistë ekskluzive për T7 nga Berlini. Por në nëntor të vitit të kaluar, Rama gjatë një takimi të dy qeverive në Kosovë ishte treguar më katolik se papa në mbrojtje të taksës 100%. Madje atëhere ai e kishte konsideruar atë një masë të detyrueshme politike: "Tarifa 100% është një vendim iracional në kushte normale, por krejt normal në kushte iracionaliteti si ato që përvijon qasja e dyfyrë e Serbisë. Kush e sheh tarifën 100% si aspekt ekonomik atëherë gabon, por kjo tarifë është si kundërpërgjigje politike" e pati mbrojtur ai taksën ekstreme të vënë nga qeveria e Kosovës. Atëhere kujt Rame ti besojmë, atij që flet për patriotët, apo atij që do të shtiret ndryshe tek liderët perendimorë?    ©Lapsi.al Leo më tej:

Piruetat qesharake të Ramës për taksën 100% të Kosovës (video)

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI