Flash

Media greke/ Merkel dhe Makron vendosën mos e bëjnë publik izolimin e qeverisë Rama

Lapsi.al 2 May 2019
Media greke/ Merkel dhe Makron vendosën mos e bëjnë publik

Kanali televiziv grek News24/7 raporton se: "Siç u bë e qartë nga diskutimet të hënën në Konferencën e Berlinit, janë të pakta shanset e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për të marrë datën për pranimin në BE, në samitin e BE-së në qershor. Çështja në fakt nuk është e pamundur që të shtyhet për në samitin e ardhshëm në vjeshtë, në mënyrë që të mos përballet me probleme të tjera deri atëherë, Zoran Zaev. Forcat dominuese në Bruksel përjashtojnë të paktën për momentin, mundësinë për t’i dhënë Tiranës datën e pranimit, por njëkohësisht nuk duan ta japin vetëm Maqedonisë së Veriut, pasi një zhvillim i tillë do të nënkuptonte izolimin e plotë të qeverisë Rama dhe destabilizimin e mëtejshëm politik në Shqipëri. Angela Merkel dhe Emmanuel Macron, megjithatë, në takimin që zhvilluan në Konferencën e Berlinit me liderë të Ballkanit, e bënë të qartë se ka pak perspektiva për integrimin e këtyre vendeve në Bashkimin Evropian, duke theksuar se duhet që së pari të zgjidhin situatën në vendet e tyre. Athina, megjithatë, do të shterojë të gjitha mundësitë për të dhënë datën e pranimit Maqedonisë së Veriut, por edhe Shqipërisë, nëse qeveria Rama ndryshon plotësisht dhe në praktikë qëndrimin e saj ndaj minoritetit grek".

Të këshilluara

8 muaj burg për Soulja Boy

Soulja Boy do të kalojë tetë muajt e ardhshëm ne burg. Reperi ishte në gjykatë të martën ku atij i janë caktuar 240 ditë burgimi dhe 265 ditë shërbim ndaj komu...

16:02

Modeli humb jetën në pasarelë

Modeli Tales Soares që u rrëzua në pasarelë në Javën e Modës në Sao Paolo mund të ketë vdekur nga një defekt të lindur të padiagnostikuar, thonë mjekët. 26-v...

19:20

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI