Flash

Ramushi sfidon sërish Ramën: "Kishte dëshmitarë biseda e Berlinit". Zbulohet cili ishte

Lapsi.al 2 May 2019
Ramushi sfidon sërish Ramën: "Kishte dëshmitarë biseda
Ramush Haradinaj e ka komentuar me thënien e At Zef Pllumit “Rrnoj për me tregue”, etiketimin si gënjeshtar që i bëri kryeministri Edi Rama përmes Facebook-ut. Homologu i tij kosovar e nuk e ka duruar dot shprehjen se do të dalë burrë i mirë para popullit duke mashtruar dhe i ka kujtuar Ramës se për ato që ai ka thënë, ka edhe dëshmitarë. "Do të tregoj të vërtetën edhe kur i pëlqen edhe kur s'i pëlqen dikujt. Do ta tregoj çdo herë, sepse jemi në obligim të një transparence. Këtë do ta bëj edhe të ardhmen. E shoh me atë që ka thënë At Zef Pllumi: Rrno me tregue, shyqyr që aty është dikush me tregu të vërtetën”, ka thënë Haradinaj. Haradinaj e akuzoi Ramën se i bëri më shumë presion se Merkel dhe Makron për heqjen e taksës 100%, ndërsa kryeministri shqiptar i tha se gënjente dhe se të fshehatt e takimeve nuk duheshin nxjerrë në publik (lexo shkrimin poshte). Checknews/ Kush gënjen, Edi apo Ramushi? Por në këtë debat me sa duket Haradinaj ka edhe një dëshmitar. Ai është ministri i Jashtëm i Kosovës dhe miku i Ramës, Behgjet Pacolli. Në një intervistë me gazetarin Baton Haxhiu, Pacolli ka pranuar faktin se kryeministri shqiptar i ka bërë presion homologut të tij kosovar për heqjen e taksës 100% për mallrat serbe (Shiko videon poshte). Prandaj me sa duket Haredinaj flet serbes. Ai e di dhe mundet ta vërtetojë se cili është gënjeshtari. ©Lapsi.al   Lexo më poshte:

Edhe kryeministrja serbe kazan. Branbiç: Rama ndryshe flet kokë më kokë, ndryshe në publik

 

Të këshilluara

8 muaj burg për Soulja Boy

Soulja Boy do të kalojë tetë muajt e ardhshëm ne burg. Reperi ishte në gjykatë të martën ku atij i janë caktuar 240 ditë burgimi dhe 265 ditë shërbim ndaj komu...

16:02

Modeli humb jetën në pasarelë

Modeli Tales Soares që u rrëzua në pasarelë në Javën e Modës në Sao Paolo mund të ketë vdekur nga një defekt të lindur të padiagnostikuar, thonë mjekët. 26-v...

19:20

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI