Flash

Doris Pack: Politizimi mbetet problem i Arsimit të Lartë në Shqipëri

Lapsi.al 4 May 2019
Doris Pack: Politizimi mbetet problem i Arsimit të Lartë në

Ish-deputetja e PE-së dhe raportuesja Doris Pack, në konferencën për median, ku i pranishëm ishte kreu demokrat Lulzim Basha dhe pedagogë e akademikë, u shpreh se politizimi i universiteteve në Shqipëri mbetet një problem. Sipas saj qeveria nuk duhet të ndërhyjë në kërkimet shkencore dhe as në pavarësinë e integritetin e një pedagogu

“Jam e nderuar që jam e pranishme në një tryezë me kaq shumë pedagogë dhe akademikë. Besoj gjithashtu se Arsimi i Lartë në Shqipëri ka probleme. Unë besoj se ata studentë shqiptarë që janë jashtë, duhet të kenë kushtet që të kthehen dhe të japin kontributin e tyre këtu, në vendin e tyre.

Mund të them se sa kam ndjekur nga afër arsimin e lartë në Shqipëri, pasi kam biseduar dhe takuar shumë studentë, politizimi mbetet problem. Jam e keqardhur që universiteti është politik, i politizuar dhe kjo nuk është aspak gjë e mirë. Kjo prish edhe imazhin e universitetit. Po ashtu, qeveria nuk duhet të ndërhyjë në kërkime shkencore dhe as në pavarësinë e integritetin e një pedagogu”, tha Pack.

Doris Pack theksoi se qeveria nuk duhet që të përbuzë njerëzit e shkolluar, akademikët siç ndodh, por të vlerësojë këtë kategori, që përbën edhe elitën arsimore në vend.

Të këshilluara

8 muaj burg për Soulja Boy

Soulja Boy do të kalojë tetë muajt e ardhshëm ne burg. Reperi ishte në gjykatë të martën ku atij i janë caktuar 240 ditë burgimi dhe 265 ditë shërbim ndaj komu...

16:02

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI