Në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas ka ndodhur një aksident, prej të cilit ka mbetur e plagosur një qytetare.
“Në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në Pishkash, një mjet është përplasur me një minibuz, dhe si pasojë është dëmtuar lehtë një pasagjere në mjetin minibuz, e cila u dergua në spitalin e Librazhdit për të përfituar ndihmën mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, njofton policia.