Flash

Debati për nipin e Enverit, Rezarta Shkurta përplaset ashpër me Shkëlzen Berishën: Je i përlyer me gjak nga koka tek këmbët

Lapsi.al 8 April 2019
Debati për nipin e Enverit, Rezarta Shkurta përplaset ashpër me

Një debat virtual me tone të ashpra dhe deri diku kërcënuese është ai i cili ndodhi mes Rezarta Shkurtës dhe Shkëlzen Berishës. Gjithçka nisi nga një postim i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili shpërndau një foto në Facebook në të cilën shkruhej: “Për 20 kg kokainë bëri vetëm 3 vjet burg”, duke iu referuar Ermal Hoxhës.

Kaq ka mjaftuar që Rezarta, bashkëshortja e Ermalit, të reagojë me një postim në llogarinë e saj në Instagram: “Mos u merr me nipin e atij që i ke hequr kallot e këmbëve, por merru me djalin tënd Zeni Berisha që vrau qindra fëmijë në shpërthimin e Gërdecit, dhe s’bëri asnjë ditë burg.”

Por nuk kanë qënë të pakta as fjalët në ton kërcënues të Shkëlzenit për Rezartën. Ai është shprehur se është rradha e saj për të 'kënduar' në gjykatë: “Pas të akuzuarit për trafik droge (Tahirit), pas mikut të trafikantit të drogës (Ballës) radhën për të ‘kënduar’ para gjykatës do e ketë partnerja e trafikantit të drogës.”

Ndërkohë, replikimi është zgjatur përsëri…

Rezarta ka bërë një tjetër postim në Insta Story, ku i drejtohet mjaft vrazhdë djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha: “Jam e lumtur që të paska djegur kaq shumë more Zeni Berisha. Nuk i trembem gjykatave të cilat ju kanë lënë të lirë ju pseudo ‘demokratëve’, sepse vetëm demokraci nuk keni sjellë, por jeni të përlyer me gjak nga koka tek këmbët. I trembem vetëm gjykimit të Zotit dhe fatkeqësisht për ty, aty s’mund të korruptosh.”

 

Të këshilluara

Amber Rose shtatëzënë për herë të dytë

Amber Rose është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë. Modelja 35-vjeçare e bëri njoftimin përmes një postimi në Instagram, ndërsa publikoi një foto ku tregonte b...

14:03

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI