Flash

Salianji i pandehur, reagon PD: Opozitës nuk ia mbyllin dot gojën

Lapsi.al 6 March 2019
Salianji i pandehur, reagon PD: Opozitës nuk ia mbyllin dot gojën

Partia Demokratike ka reaguar ditën e sotme pas daljes së lajmit se Prokuroria e Tiranës ka marrë nën hetim ish-deputetin Ervin Salianji. Në një reagim zyrtar, selia blu thotë se prokuroria e kapur nga Rama mbron trafikantët dhe merr nën hetim denoncuesit.

Deklarata e plotë i PD-së:

Prokuroria nuk zhgënjeu dhe sot, kur zyrtarizoi vendimin politik të Edi Ramës për marrjen të pandehur të Ervin Salianjit. Asnjë surprizë nuk ka në këtë vendim, ku i akuzuar është denoncuesi dhe jo ai që bën krimin.

Denoncimi i Partisë Demokratike faktoi përfshirjen në trafik droge të vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe mbështetjen që i siguronte ai nga funksioni publik. Falë këtij denoncimi:

Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm, nuk vazhdon të merret më trafik droge, por është në burg në Itali për trafik ndërkombëtar droge.

Fatmir Xhafaj u shkarkua si Ministër i Brendshëm, duke mos përdorur më pushtetin e tij politik për të favorizuar të vëllain në trafik droge.

Taulant Balla dhe Ardi Veliu u faktuan si manipulatorët e çështjes, duke fabrikuar prova e dëshmitarë, me qëllimin e vetëm mbrojtjen e Ministrit të Brendshëm dhe vëllait të tj trafikant droge.

Vendimi politik i Prokurorisë është paralajmëruar nga Edi Rama që ditën e parë të zbulimit të skandalit nga Partia Demokratike. Akti i sotëm dëshmoi, edhe njëherë se, për sa kohë Edi Rama të jetë në Qeveri, drejtësia i ka duart e lidhura dhe krimi i organizuar do të jetë i paprekshëm.

Edi Rama dhe prokuroria e tij politike nuk do t’ia mbyllin dot gojën opozitës!

Partia Demokratike është e vendosur të denoncojë çdo aferë që provon se Qeveria Rama është produkt dhe peng i krimit të organizuar.

Të këshilluara

BE vendos sanksione ndaj 8 shtetasve rus

Ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të ngrijnë pasurinë dhe të ndalojnë vizat për 8 rusë të përfshirë në rrëmbimin dhe burgosjen e 24 marinsave uk...

13:41

Gigi dhe Zayn bashkë sërish?!

Ata janë një nga ato çifte marrëdhënia e të cilëve herë shkëputet dhe herë jo. Herën e fundit kur dëgjuam për Zayn Malik dhe Gigi Hadid ishte në janar, kur u...

09:16

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI