Flash

Parlamenti/ Autogoli i Ramës me opozitën e re

Lapsi.al 5 March 2019
Parlamenti/ Autogoli i Ramës me opozitën e re

Në fjalimin e sotëm në parlament, të cilin e kishte konceptuar si një shantazh ndaj opozitës, Rama përgëzoi deputetët që nuk po i bindeshin Bashës dhe Kryemadhit si një opozitë e re, dhe tha se me ta do të votojë reformën zgjedhore për ti'u bindur Brukselit, që pret rezultate në verën e ardhshme. Ai së fundi këmbënguli se nëse PD dhe LSI nuk do të hyjnë në zgjedhjet lokale Rilindja do ti fitojë të gjitha bashkitë e vendit, madje edhe atë të Kukesit dhe Tropojës - theksoi Rama - në mënyrë që edhe këto qarqe të ndryshojnë në të ardhmen për mirë.

Por duke dashur ti maksimalizojë kërcënimet ndaj opozitës, që ajo të tërhiqet nga rruga që ka nisur, kryeministri harroi të ruajë koherencën e atyre që po thoshte dhe ra në kontradiktë. Sepse, ose me ata që po hyjnë në parlament, vendi po fiton një opozitë të re dhe nëse kjo opozitë është e besueshme, ajo mund të konkurojë në zgjedhjet lokale dhe të fitojë shumë bashki, ose ajo është një bashkim njerzish qesharakë që s'i beson askush dhe prandaj, as mund të konkurojë elektoralisht dhe për rrjedhojë as mund të quhet serioze. Pra Rama mund të pretendojë ose njërën ose tjetrën: Ose vendi po fiton një opozitë të re serioze, që të do ta rrezikojë PS-në, ose ajo nuk vlen asnjë grosh, prandaj nuk ia vlen të përgëzohet. Të dyja bashkë nuk mund të shkojnë brenda të njëtit fjalim.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

Gigi dhe Zayn bashkë sërish?!

Ata janë një nga ato çifte marrëdhënia e të cilëve herë shkëputet dhe herë jo. Herën e fundit kur dëgjuam për Zayn Malik dhe Gigi Hadid ishte në janar, kur u...

09:16

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI