Flash

I kërkonte seks meshkujve në këmbim të famës, arrestohet ish banori i Big Brother

Lapsi.al 5 March 2019
I kërkonte seks meshkujve në këmbim të famës,

Ish-banori i “Big Brother”, Kreshnik Husaj, i njohur me emrin Kika, është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi i ka kërkuar favore seksuale të paktën 30 meshkujve.

Ai prej pak kohësh kishte një emision të titulluar “The One Show”, ndërsa sipas “Insajder” pozicionin që mbante e përdorte për të kërkuar marrëdhënie seksuale me arsyen se do t’i favorizonte në emision dhe do t’i bënte mister.

Arrestimi i tij është bërë mbi dy javë më parë, pasi në polici ishin bërë 30 denoncime nga bashkëpunëtorë të emisionit, por edhe persona që kishin rënë pre e mashtrimeve. Së bashku me Kikën bashkëpunonte edhe një tjetër ish-banore e “Big Brother”, Zaida Çobo. Ka qenë vetë ajo e cila e ka denoncuar Kreshnikun ku shprehej se i merrte para pjesëmarrësve dhe i premtonte se do t’i bënte të njohur.

“Është e vërtetë që e kam denoncuar Kreshnik Husajn dhe ai tashmë është arrestuar. Kam qenë e para që e kam denoncuar dhe që e kam vënë para përgjegjësisë bashkë me stafin. Nuk mjaftoi që ai abuzoi me emrin tim, po ndërkohë ai nuk më pagoi për dy muaj e ca punë dhe mbi të gjitha nuk e pranoja dot faktin që mashtronte e merrte lekë nga njerëzit si pa të keq. Ai ka plotë 30 denoncime, është normale që do nxjerrin edhe emrin tim se vërtetë isha unë organizatore dhe skenariste e po ashtu edhe moderatore, por të gjitha këto i kam bërë për emisionin e jo për dallaveret dhe mashtrimet e tij”, ka thënë ajo për “Insajder”.

Të këshilluara

Gigi dhe Zayn bashkë sërish?!

Ata janë një nga ato çifte marrëdhënia e të cilëve herë shkëputet dhe herë jo. Herën e fundit kur dëgjuam për Zayn Malik dhe Gigi Hadid ishte në janar, kur u...

09:16

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI