Flash

Emri/ Një tjetër kandidat i LSI pranon mandatin. Shkon në katër numri i "dezertorëve"

Lapsi.al 1 March 2019
Emri/ Një tjetër kandidat i LSI pranon mandatin. Shkon në

Shkon në katër numri i kandidatëve të LSI-së që kanë kërkuar të marrin mandatin e deputetit.

Burime pranë KQZ bëjnë të ditur se sot ka depozituar kërkesën për të marrë mandatin e deputetit, kandidati i LSI-së për Qarkun e Tiranës, Edmond Abaz Rrushi.

Ai ka dorëzuar sot formularin e dekriminalizimit dhe është në pritje të vendimin të KQZ për t’i dhënë mandatin e deputetit në Qarkun e Tiranës.

Ndërkohë më herët nga LSI u “shkëputën”, tre kandidatë të tjerë . Gjatë paradites, Ylli Shehu, ish-deputeti i LSI-së ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit dhe për rrjedhojë i hap rrugë marrjes së mandatit të deputetit.

Po të njëjtën gjë ka bërë dhe kandidatja e LSI-së në Dibër, Aurora Mara edhe kjo ka dorëzuar formularin ditën e sotme.

Ndërkohë që emri i tretë është, Enver Roshi, kandidat për deputet i LSI-së në Elbasan.

Të këshilluara

Shkodër, 50-vjeçari mbytet në lumë

Një person rreth të 50-ve ka humbur jetën në ujërat e lumit Drin. Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, pasi nuk dihet nëse ai është hedhur nga ura e ...

14:58

Si duhet “ribërë” Evropa

Disa ditë më parë, një grup prej 30 shkrimtarësh, historianësh dhe fitues të çmimit Nobel- duke përfshirë Bernard-Henri Levin, Milan Kunderën, Salman Rushdi, Or...

18:39

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI