Flash

BE vendos sanksione ndaj 8 shtetasve rus

Lapsi.al 6 March 2019
BE vendos sanksione ndaj 8 shtetasve rus

Ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të ngrijnë pasurinë dhe të ndalojnë vizat për 8 rusë të përfshirë në rrëmbimin dhe burgosjen e 24 marinsave ukrainasë gjatë një incidenti në ngushticën e Kërçit në nëntor.

Sanksionet e mbështetura nga ambasadorët pritet të miratohen zyrtarisht javën e ardhshme, kanë bërë të ditur në kushte anonimiteti, zyrtarë të BE-së.

Pas këtij vendimi, 8 rusët do të shtohen në listën e BE-së si subjekte të cilët janë goditur me sanksione për minimin e integritetit territorial të Ukrainës.

Kjo listë përbëhet nga 163 individë dhe 44 entitete dhe u vendos pasi në mars të vitit 2014, Rusia mori kontrollin e rajonit të Krimesë në Ukrainë dhe mbështeti separatistët që luftonin forcat e Kievit. Nga kjo luftë janë vrarë rreth 13,000 njerëz që nga viti 2014.

Të këshilluara

Gigi dhe Zayn bashkë sërish?!

Ata janë një nga ato çifte marrëdhënia e të cilëve herë shkëputet dhe herë jo. Herën e fundit kur dëgjuam për Zayn Malik dhe Gigi Hadid ishte në janar, kur u...

09:16

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI