Flash

Kujdes nga “Vrasësi i heshtur”/ Flasin sinoptikanët: Nga e diela nis i nxehti afrikan

Lapsi.al 28 July 2018
Kujdes nga “Vrasësi i heshtur”/ Flasin sinoptikanët: Nga e

Temperaturat ne kete fund korriku dhe fillimin e Gushtit jane premtuese per ata qe duan te pushojne ne breg te detit. Sipas sinoptikaneve, mesdita e te dieles sjell rritje te ndjeshme temperaturash.

NJOFTIMI I METEOALB:

MOTI NE FUND-KORRIKU: Fundjava mbetet me kthjellime në gjithë Shqipërinë deri në orët e pasdites kur vranësirat shtohen në zonat malore ku priten rrebeshe të përkohshme shiu ndërsa shira të izoluar rrezikojnë zonat Qendrore.

Dy ditët e fundit të muajit, paraqiten në kushte të ngjashme atmosferike. Temperaturat janë rritur lehtë dje dhe sot por rritje të ndjeshme sjell mesdita e së dielës, rritje që vijon dhe javën e parë të gushtit.

Sakaq, duke folur per Tv Klan, meteorologia Tanja Porja tha se e diela rikthen te nxehtin afrikan ne Shqipëri pas shiut dhe temperaturave të ulëta të ditëve të fundit. Vapa përvëluese parashikohet të zgjasë më shumë se një javë. Kjo mund te jetë dhe java me nxehte e kësaj vere, sipas sinoptikanëve. Deri në fund te tij, Gushti parashikohet të ketë mot të ngrohtë, por nuk përjashtohet mundësia e një valë të nxehti afrikan para ditëve të Shtatorit.

Ne nje sqarim tjeter ne rrjetet sociale, Meteoalb flet edhe per rrezikun e temperaturave te larta, ku nder te tjera shpjegon:

VALET E NXEHTESISE: numri, kohëzgjatja dhe ashpërsia e valëve të nxehtësisë janë rritur dukshëm në dekadat e fundit dhe parashikimet afatgjata vlerësojnë shpeshtim e ashpërsim të treguesve të nxehtësisë, në të ardhmen. Vala e nxehtësisë është ngjarje atmosferike por ndikimi i saj në jetën njerëzore është shumë i madh. Vala e nxehtësisë është quajtur edhe “vrasësi i heshtur” pasi numri i jetëve të humbura nga valët e të nxehtit, tejkalon dukshëm numrin e fataliteteve për shkak të acarit, rrufeve, uraganëve, përmbytjeve por edhe tërmeteve.

Vala e të nxehtit gjatë vitit 2003 në Europë, shkakoi në gjithë Europën 70 mijë fatalitete. Nxehtësia goditi sërisht Europën në vitin 2006 por numri i fataliteteve thuajse u përgjysmua si pasojë e sistemeve të alarmit dhe fushatave sensibilizuese me komunitetin. Popullsia u informua mbi cfarë DUHET dhe NUK DUHET bërë në ditët kur temperaturat arrijnë mbi 32°C.

 

Të këshilluara

FOTO/ Si u duk eklipsi i Hënës nga Tirana

Zgjati rreth 2 orë eklipsi më i gjatë i “Hënës së përgjakur” për këtë shekull. Gjatë eklipsit total, sateliti natyror i Tokës u mbulua nga një hije e kuqe. ...

22:39

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI