Flash

Konfirmohet vdekja e dy motrave binjake, u dogjën bashkë me gjyshërit

Lapsi.al 28 July 2018
Konfirmohet vdekja e dy motrave binjake, u dogjën bashkë me

Konfirmohet vdekja e dy motrave binjake, të cilat rezultojnë të jenë mes viktimave të zjarrit masiv që pushtoi rajonin e Atikës. Ndonëse familjarët e 9-vjeçareve, Sophia dhe Vasiliki Filippopoulou, kishin shpresa se ato ende ishin gjallë, fatkeqësisht rezultoi e kundërta. Siç raportojnë mediat greke vogëlushet janë gjetur të djegura në krahët e dy gjyshërve të tyre në Matin, fshati tashmë fantazmë.

Ky fakt është bërë me dije edhe nga hetuesi privat i familjes, Yorgos Tsoukalis. Ndërkohë ‘Zougla.gr’ shkruan se ka qenë një mik i familjes ai që ka bërë publik lajmin e hidhur, në një postim në rrjetet sociale.

Kujtojmë se rasti i vajzave greke mori vëmendjen edhe të mediave britanike dhe jo vetëm, pasi familjarët hodhën hipotezën se ato mund të ishin rrëmbyer gjatë kohës që ra zjarri. Ditën e djeshme dy prindërit janë njoftuar nga autoritetet që t’i nënshtroheshin një testi të ADN-së, ndërsa iu kërkuan edhe lodra e sende personale të vajzave. Pas disa orëve ankthi, lajmi i kobshëm erdhi; vajzat ishin djegur gjatë zjarrit apokaliptik të 23 korrikut, në krahët e gjyshes dhe gjyshit.

Të këshilluara

FOTO/ Si u duk eklipsi i Hënës nga Tirana

Zgjati rreth 2 orë eklipsi më i gjatë i “Hënës së përgjakur” për këtë shekull. Gjatë eklipsit total, sateliti natyror i Tokës u mbulua nga një hije e kuqe. ...

22:39

“Lufta” shtyhet për në shtator

Nga Astrit Patozi Ilir Meta bëri mirë që e ktheu ligjin për teatrin. Nuk po i futem arsyeve kushtetuese dhe juridike, por në finale, kjo qeveri ka nevojë që ...

21:32

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI