Flash

Rrëfimi i grabitëses Anna Malaj: Isha e dehur, e bëra për hakmarrje

Lapsi.al 24 July 2018
Rrëfimi i grabitëses Anna Malaj: Isha e dehur, e bëra për

31 vjeçarja Anna Malaj fillimisht e mohoi në polici grabitjen e karburanteve, por pasi prokurori i kërkoi disa herë të vraponte dhe kur lëvizjet e saj përputheshin me filmimet e kamerave të sigurisë, ajo pranoi autorësinë e krimit. Provë tjetër që kishte prokuroria ishte një medaljon që Anna Malaj mbante në qafë, njësoj si një prej grabitësve. Edhe makina që iu gjet Malajt në shtëpi ishte e të njëjtit tip që përdornin grabitësit.

Para prokurorit, gruaja tha se grabitjet i kishte kryer bashkë me kushëririn e saj Emiljano Grembi dhe gjithçka kishte nisur për hakmarrje. Punonjësi i karburantit, ku ajo kishte paguar me 50 euro kishte abuzuar me kursin e këmbimit valutor dhe nuk kishte pranuar t'i kthente paratë.

31 vjeçarja, nënë e një fëmije tha se pas debatit, ajo ishte larguar, por ideja e grabitjes i kishte lindur pasi kishte qenë e dehur, pasi ka festuar datëlindjen e saj më datë 1 korrik. Në gjendje të dehur kanë shkuar së bashku me kushëririn e saj, Emiljanon, që të vidhnin me armë karburantin që ndodhej pranë fshatit Levan. Sipas saj, pasi kishin pirë janë nisur për të kryer grabitjen e parë, që ishte karburanti ku kishte pasur konfliktin me 50 eurot.

Për të realizuar grabitjet, Anna Malaj dhe kushëriri i saj përdornin një pushkë gjahu dhe një automjet të cilit i vendosnin targa të vjedhura. Arma e gjahut së bashku me 6 fishekë janë sekuestruar nga Policia, ndërkohë që është gjetur edhe makina si dhe targat e makinës të falsifikuara.

 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI