Flash

Mes viktimave në Greqi janë disa shqiptarë, që punonin në Atika

Lapsi.al 24 July 2018
Mes viktimave në Greqi janë disa shqiptarë, që punonin

Thellohet bilanci tragjik si pasojë e zjarreve në rajonin e Atikës në Athinë ku deri më tani kanë humbur jetën mbi 50 persona dhe mbi 100o banesa janë djegur.

Gazetarja Ira Londo raporton nga Greqia për “BalkanWeb” se duke iu referuar komunitetit shqiptar që jeton atje mësohet se në mesin e viktimave janë edhe 5 shqiptarë, mes të cilëve tre burra dhe dy fëmijë.

Tre burrat shqiptarë që kanë humbur jetën ishin punësuar në një tavernë e cila është shkrumbuar nga zjarri. Gjithashtu mësohet se janë djegur edhe disa shtëpi të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi. Ende nuk ka konfirmim zyrtar nga autoritetet për shqiptarët që kanë humbur jetën, por pritet të bëhen publike në vijim.

Kryebashkiaku i Rafines ka thënë se numri i të vdekurve mund të jetë me 3 shifra, pasi ka dyshime se disa njerëz janë hedhur në det për të shpëtuar nga flakët dhe janë mbytur. Në makinat e shkrumbuara janë gjetur edhe nëna me fëmijë të përqafuar.

Njerëzit kanë pasur vetëm 2 rruge, ose të presin zjarrin ose të hidhen në det. Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në rajonin e Atikas. Disa vende evropiane si Italia, Polonia, Gjermania dhe Franca kanë dërguar avionë për neutralizimin e flakëve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI