Flash

Në sitën e Vettingut edhe prokurori i Korçës Elsion Sadiku, KPK: Nuk justifikon kliniken e gruas

Lapsi.al 24 July 2018
Në sitën e Vettingut edhe prokurori i Korçës Elsion

Prokurori i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit të Korçë, Elsion Sadiku ka dalë sot në seancën dëgjimore përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për t’ju nënshtruar Vettingut. Sipas KPK duke iu referuar raportit të përcjellë nga ILDKPKI, prokurori ka bërë deklarim të saktë dhe ka burime te ligjshme të pasurisë, nuk ka fshehje apo deklarim të rremë.

“Prokurori është bashkëpronar 1/8 i një trualli familjar 16 mije m2. Në vitin 2013 ka bërë blerje pajisjesh dentare për bashkëshorten ne vlerën 7 mije euro. Ka apartament 27 mije euro Korçë. Automjet “Peugeot” 400 mije leke. Nga analiza e provave rezultoi se ne deklaratën e vitit 2008 bashkëshortja e tij deklaron një dhurate nga babai për fejese 500 mije leke, të ardhura nga puna si dentiste 1 mln leke. Likuiditet cash 200 mije lekë. Pretonim kontrata e shitblerjes se një pallati me vlere 34 mije euro duke paguar fillimisht 27 mije euro. Me tej është bere anulim i kontratës dhe është lidhur kontrate për një apartament tjetër”- thuhet në raportin e KPK.

Trupa e KPK shprehet se nuk rezulton e provuar qe bashkëshortja të ketë qenë e punësuar dhe ka mungese burimesh të ligjshme për blerjen e pajisjeve te klinikës dentare 7500 euro.

“Ka një bilanc negativ prej 1.8 mln lekësh subjekti ka bërë deklarim të pasaktë për kontratën e kaparit të apartamentit dhe ka mungesë burimesh të ligjshme Në lidhje me automjetin ka deklaruar si burim shitjen e mjetit te mëparshëm. Kontrata e shitjes se pare është 400 mije leke. Për periudhën 2004-2006 subjekti ka deklaruar 928 mije leke, ndërsa për vitin 2006 ka deklaruar 300 mije leke te ardhura nga shkolla e Magjistraturës. Deklarimi i të ardhurave te bashkëshortes ne shumen 540 mije leke. Rezultoi se gruaja figuron e regjistruar në vitin 2009 me pagë 15 mijë lekë në muaj. Subjekti ka deklaruar të ardhura të pasakta në deklaratën e bashkëshortes” - thuhet ndër të tjera në raportin e KPK.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI