Flash

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

Kush janë 3 gjyqtarët kandidatë që qeveria shqiptare ka propozuar për në Gjykatën e Strasburgut

Lapsi.al 24 July 2018
Kush janë 3 gjyqtarët kandidatë që qeveria shqiptare ka

Qeveria harton listën përfundimtare, duke rekomanduar 3 kandidatë për pozicionin e gjyqtarit të Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Ata janë Darian Pavli, Marjana Semini dhe Sokol Berberi.

Emrat e tyre u përzgjodhën nga komisioni ad-hoc mes 16 aplikantëve që përmbushnin kriteret e shpallura në njoftimin për aplikim. Komisioni bëri vlerësimet e tij për çdo kandidat bazuar në një sistem pikëzimi prej 100 pikësh në total, më një përkatësi prej 30 pikësh për dosjen e çdo aplikanti dhe 70 pikësh për intervistën.

Të tre kandidatët e rekomanduar iu përgjigjën me shumë saktësi të gjitha pyetjeve të drejtuara nga komisioni ad-hoc gjatë intervistës, në gjuhën shqipe dhe në anglisht, duke spikatur për njohje të thelluar të jurisprudencës së GJEDNJ-së, mënyrës së funksionimit të GJEDNJ-së dhe rolit të gjyqtarit në GJEDNJ.

Lista me tre kandidatët u dërgua për konsultim, mbi përshtatshmërinë e kandidatëve, pranë Panelit Këshillues të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës. Kjo listë i dërgohet Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për procedura të mëtejshme.

Po kush janë tre kandidatët?

Z. Darian Pavli - jurist me 15 vjet përvojë në disenjimin, koordinimin dhe zbatimin e aktiviteteve që promovojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Nju-Jork, Tiranë (Open Society Justice Initiative, Human Rights Ëatch), përfshirë rajonin e Këshillit të Evropës, ekspert ligjor pranë EURALIUS V, këshilltar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar i Reformës në Drejtësi, përfaqësim të disa çështjeve në GJEDNJ.

Znj. Marjana Semini - juriste me përvojë të spikatur në fushën e së drejtës; mbajtëse e titullit “Profesor i asociuar”, profesore e brendshme në Shkollën e Magjistraturës për 20 vjet dhe drejtore e saj (2009-2013), eksperte e lartë e Komisionit të Reformës Ligjore, si dhe e organizatave të huaja (USAID, BB, UNESCO, BERZH etj.), specializime për të drejtat e njeriut, autore dhe bashkautore e disa botimeve.

Z. Sokol Berberi - jurist me përvojë të spikatur në fushën e së drejtës, anëtar i Gjykatës Kushtetuese (prill 2007 - shtator 2016), mbajtës i titullit “Doktor”, profesor në disa disiplina të së drejtës, kontribuues në përafrimin e legjislacionit shqiptar me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut etj.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI