Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Detajet e vrasjes/ Çifti u vra me 25 plumba, foshnja në makinë por shpëtoi

Lapsi.al 15 July 2018
Detajet e vrasjes/ Çifti u vra me 25 plumba, foshnja në makinë

është zbuluar foto e 30 vjeçarit Boran Berçama që mbeti i vrarë së bashku me bashkëjetuesen e tij brenda makinës së tyre në Shkodër.

30-vjeçari punonte polic në komisariatin e policisë në Pukë dhe ishte larguar nga forcat e rendit pas nisjes së vetingut. Krimi i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm kur të dy u qëlluan me 25 plumba në makinë në oborrin e pallatit ku jetojnë. Në makinë ka qenë edhe fëmija 1 vjeç.

Ekzekutimi i çiftit Bërçama ka ndodhur në hyrjen e pallatit të tyre në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, rreth orës 6:00. Kanë qenë fqinjët ata që kanë dëgjuar të shtënat dhe kanë lajmëruar policinë. Ata kanë gjetur fëmijën e mitur në pjesën e pasme të makinës, të trembur, po fatmirësisht pa asnjë dëmtim.

Duke parë skenën e krimit dhe 25-gëzhojat e gjendura në vengjarje, përjashtohet çdo mundësi që të kemi të bëjmë me një krim në familje. Policia dyshon se një atentat i këtij lloji mund të ketë qenë i mirëmenduar, dhe autori apo autorët ta kenë pritur çiftin derisa të futen në hyrjen e pallatit, ku kanë vënë në zbatim dhe planin e tyre.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI