Flash

Sekuestrohen 1.5 milionë euro, prokuroria: Italiani pastronte paratë në Tiranë

Lapsi.al 4 July 2018
Sekuestrohen 1.5 milionë euro, prokuroria: Italiani pastronte paratë

Sekuestrohen llogari bankare në vlerën e 1.5 milionë euro, të ardhura këto të dyshuara nga aktiviteti kriminal. Specialistët për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në kuadër të Procedimit Penal Nr.5137 të vitit 2018 të rregjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, në bazë të Vendimit Nr. 3422 të datës 30.06.2018, të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë bënë sekuestrimin e llogarive bankare, gjendjeve në to, si dhe aseteve në vlerën :

- 1. 5 milionë euro (të një shoqërie me objekt veprimtarie në fushën e tregëtisë ndërkombëtare).

Kjo shoqëri e krijuar në vendin tonë nga shtetasi i huaj italian S. L., (me precedentë të ndryshëm penal në Itali për deklarata mashtruese dhe krime në fushën e tatimeve) ka përfituar për një periudhë të shkurtër kohore sasi të konsiderueshme në valutë euro nga shoqëri të huaja dhe një pjesë të tyre ndërmjet transfertave i ka transferuar në vende të ndryshme si Hong Kong, Kinë dhe Itali.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI