Flash

Shqiptari “hero” në Itali, shpëton nënë e bijë nga zjarri

Lapsi.al 2 July 2018
Shqiptari “hero” në Itali, shpëton nënë e

Quhet Nertil Qato. Është një emigrant shqiptar në Pesaro të Italisë. Emri i tij u bë i famshëm pasi pak ditë më parë, më 28 korrik, ai u bë shpëtimtar për një nënë dhe vajzën e saj 14-vjeçare kur shtëpia e tyre u përfshi nga flakët.

“Dëgjova një shpërthim dhe dola jashtë. Pashë banesën që ishte shembur pjesërisht, flakë dhe tym të zi. Dëgjova një thirrje për ndihmë dhe nxitova. Vendosa shkallën dhe u ngjita në katin e dytë. Aty nuk dukej gjë për shkak të tymit të zi. Por dëgjova zërin e një vajze, e mora në krahë dhe e zbrita poshtë. Më pas edhe nënën e saj” - ka treguar i riu shqiptar.

Ai është pritur edhe nga kryetari i bashkisë së Livornos, Filippo Nogarin i cili i ka dorëzuar një çmim special shqiptarit dhe i ka premtuar përshpejtim të procedurave për t’u pajisur me leje qëndrimi, madje duke i hapur edhe rrugën për të marrë shtetësinë italiane.

“Nertili ndodhet këtu prej 6 vitesh. Është njeri punëtor dhe ende nuk ka nënshtetësinë sepse ligjet parashikojnë se duhet të ketë të paktën 10 vite leje qëndrimi. Më kujtohet veprimi i presidenti francez që vendoi t’i japë shtetësinë një qytetari nga Mali, pasi shpëtoi një fëmijë. Do doja dhe unë të bëja diçka të ngjashme”- ka thënë kreu i bashkisë.

Nga shpërthimi gazit humbi jetën një grua tjetër. Sipas medieve italiane Nertili kishte mbërritur në Itali pas një periudhe në Greqi. në Itali u bashkua me motrën dhe kushërinj të tij. Nisi punë në ndërtim, por 16 muaj më parë ngeli pa punë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI